Budina tregon se skena e Teatrit Kombëtar i shfaqet në mëndje sa herë që shkruan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2022, 20:44
Edmond Budina, aktori dhe regjisori i mirënjohur ishte i ftuar në studion e Ora News.
Ai u pyet nga gazetarja Sonila Musai për kujtimet dhe çfarë do t’i mungojë më shumë nga Teatri Kombëtar.
Budina: Aty jam rritur, gjithë karriera ime filloi në atë teatër. Edhe sot e kësaj dite të them të drejtën kur kam ndërmend të shkruaj diçka dhe një pjesë në skenë gjëja e parë që më shkon në mëndje është ajo skena e teatrit Kombëtar.
Nuk e imagjinoj dot në asnjë skenë tjetër. Kam luajtur në shumë skena por çdo gjë që zë fill në mendjen time së pari zë fill në skenën e Teatrit Kombëtar.
