Delvinë, polici vret veten me armën e shërbimit

Një roje objekti është vetëvrarë mbrëmjen e sotme me armën e tij të shërbimi në Delvinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e 54-vjeçari, ndërkohë që nuk dihen akoma shkaqet e këtij akti ekstrem.

“Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.