Budina: Duan truallin e teatrit për të ndërtuar kulla
Aktori dhe Regjisori Edmond Budina deklaroi se çështja e Teatrit Kombëtar është një histori e pastër korrupsioni.
Në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai Budina deklaroi se qeveria dhe bashkia nuk e ka fondin për rindërtimin, pasi kjo është një gënjeshtër me bisht.
Budina: Ata e kanë thënë disa herë për fondin po për mendimin tim është një gënjeshtër me bisht. Se janë të gjitha gënjeshtrat që bëjnë këta. Se ata thonë kemi një fond kaq, njëherë do ta ndërtonin me PPP pastaj do ta ndërtonin me paratë e shtetit, shteti kishte 30 milion pastaj u bënë 48 milionë pastaj milionat nuk janë po tashi ne projektin e kishim po nuk e kemi. Hajde merri vesh, gënjeshtra të pafundme që asnjeri nuk e kupton se ku vërtitet e gjithë kjo histori.
Pse? Sepse këtu është një histori e pastër korrupsioni, kjo është e dukshme aty është luftuar thjesht për truallin e duan të marrin truallin për të ndërtuar kullat sepse aty ka një përfitim të jashtëzakonshëm miliona e miliona euro ato që do të ndërtojnë atje.
