Deputeti demokrat Saimir Korreshi fal namazin bashkë me besimtarët myslimanë në Lushnje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2022, 08:16
Falje në sheshe dhe xhami, besimtarët myslimanë urojnë mirësi dhe mbarësi për Kurban Bajram
Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kanë falur mëngjesin e sotëm Kurban Bajramin në xhamitë dhe sheshet e qyteteve.
Ndërkohë, në Lushnje e ka falur namazin për Kurban Bajram edhe deputeti demokrat, Saimir Korreshi.
Ai është fotografuar mëngjesin e sotëm gjatë faljes së namazit i ulur pranë besimtarëve të tjerë në sheshin para bashkisë.

