Aktorja Emiri: Në Teatër thuhen të vërteta të mëdha dhe luhet me ndërgjegje njerëzore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2022, 20:48
Në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ishte aktorja Juli Emiri e cila tregoi lidhjen e ngushtë që kishte me Teatrin Kombëtar.
Ajo u shpreh se kujtimi im në atë teatër është në tre faza si spektatore si aktore dhe pastaj e protestës.
Emiri: Teatri është një vend i shenjtë është një vend ku thuhen të vërteta të mëdha dhe ku luhet me ndërgjegje njerëzore. Kujtimi i parë është si spektatore dhe e kam përjetuar e dyta me të luajturin në skenën e teatrit në atë skenë ku kanë luajtur shumë e shumë aktorë.
Por kujtimi më i shtrenjtë mu kthye u ë protesta për të cilën jam shumë e lumtur që kam qenë aty prezentë.
