Shembja e Teatrit Kombëtar/ Kalaja: SPAK na thirri vetëm në pyetje dhe jo personat që akuzuam
Avokatja dhe Aktivistja e Aleancës Për Mbrojtjen e Teatrit Adriana Kalaja u shpreh se ka depozituar një kallëzim ndaj prokurorit që po ndjek hetimet për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai Kalaja deklaroi se SPAK i ka marrë në pyetje një grup nga kallëzuesit në shtator të 2020-ës.
Kalaja: Për hir të së vërtetës SPAK pasi ne kishim depozituar 6 kallëzimet e para na merr në pyetje një grup nga kallëzuesit në Shtator të 2020-ës dhe ne besojmë fort dhe dyshojmë dhe pasi ne u thirrëm dhe procedurialisht ashtu siç e përcakton dhe ligji duhet të ishin marrë në pyetje dhe të kallëzuarit prej nesh. Dhe sot e kësaj dite që flasim kjo nuk ndodhi dhe ne e kemi konsideruar si shpërdorim detyre dhe jo më kot kallëzimi i fundit ai me numër 19 është bërë kundër prokurorit që ka çështjen e teatrit sepse për ne është e pafalshme.
