Monopole dhe kartele në bujqësi? Sharka tregon se ku ndahet dhe ku bashkohet me qëndrimin e Erjon Braçes
Kryetari i Sindikatës së Fermerëve, Eduart Sharka, e sheh të vonuar reagimin e deputetit Erjon Braçe në Kuvend për fermerët.
I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se diversioni që bënë në marrëdhënien fermer-grumbullues është më shumë një tentativë për të shpëtuar qeverinë nga përgjegjësitë e saj.
Sharka: Biem dakord pjesërisht me qëndrimi ne zotit Braçe, me voneësë shumë se është 9 vjet në pushtet. Këto probleme i kemi artikuluar para 3 vjetësh por më mirë vonë se kurrë. Pjesën që flet për kartel dhe për ta çuar fajin nga qeveria te tregtarët nuk jemi dakord. Detyrë e qeverisë dhe mazhorancës është të garantojë në treg një konkurencë të ndershme.
Por në një moment deçiziv kur dy partnerë shumë të rëndësishë, fermerët dhe grumbulluesit që e kanë çuar bujqësinë deri ë këtë stad pa ndihmën e qeverisë, të futesh në një diversion të tillë pa folur këto institucione dhe pa bërë analiza duke anashkaluar disa momente shumë të rëndësishme për mua është me qëllim për të anashkaluar përgjegjësinë e qeverisë.
Ndan të njëjtin qëndrim me Braçen se skema e subvencionimit për blegtorët është e mangët në fonde.
Sharka: Në statistika janë 300 mijë krerë gjedhë, kur planifikon subvencionim duhet të planifikosh fond për 300 mijë ose të duke bërë një statistikë të viteve të kaluara sa fermerë mund të mos plotësojnë kriteret por jo të përfitojë gjysma, është diskriminuese. Është e pavend që zyrat e një shteti ti thonë një fermeri se pavarësisht se plotëson kriteret nuk përfiton se fondi mjaftonte vetëm për të parët. Duhen plotësuar me fonde këto skema.

Nga ana tjetër ai shton se fermerët po shesin nën kosto por kjo jo për shkak të karteleve por mosorientimit, rritjes së çmimit të imputeve bujqësore, paketën fiskale 2022 që nuk ka sens.
Sharka: Tregu i bujqësisë është shumë i zgjeruar, shumë i lehtë për tu futur. Është e pamundur të krijohen monopole dhe kartele siç thotë Braçe.

