Aktorja Juli Emiri: Teatri të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte
Në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ishte aktorja Juli Emiri ku u shpreh se teatri duhet të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.
Emiri: Disa gjëra humbën fatkeqësisht në mënyrë të pakthyeshme nga shembja. Ne mendojmë dhe luftojmë që objekti i Teatrit Kombëtar të rikthehet ashtu siç ishte aty ku ishte natyrisht me të njëjtën strukturë siç ka qenë. Por ka shumë rëndësi e para për identitetin dhe trashëgiminë kulturore. Mendoj se historia po shkatërrohet dhe për një arsye pragmatike si nënshtrimi, skllavëria e popullit.
Një popull pa identitet pa kulturë pasi kultura është identitet, trashëgimia ajo çfarë na kanë lënë paraardhësit tanë është identiteti ynë. Është shumë e rëndësishme të rikthejmë teatrin për të pasur kujtimin e simbolit të trashëgimisë por dhe vendit ku lindi teatri që filloi gjithçka aty.
