Budina: Çfarë nuk kanë shpifur për teatrin, çfarë ju duhen 87 banjo në Teatrin e Operas?

Edmond Budina, Aktori dhe Regjisori i mirënjohur  ishte i ftuar në studion e Ora News me Gazetaren Sonila Musai ku foli për Teatrin Kombëtar.

Budina: Nuk kishte banjo thonë. Kjo është të luash nga trutë e kokës. Po banjon e ndërton siç nuk e ke, e para njëherë banjot ishin por ishin lënë të degradoheshin, por mund t’i ndërtonin banjot, por nuk është e rëndësishme ka banjo nuk ka banjo.


Dikush tjetër një artist i madh thoshte po ai teatër nuk kishte xhepa. Çfarë nuk thoshnin çfarë nuk shpifnin për atë teatër. Ja tashi kanë 87 banjo në Teaterin e Operas, zbrazen orë e  minutë në ato banjo dhe ç’bëjnë e kanë ndërtuar si sytë që tu dalin teatrin e operas.