Ora Verore në Dhërmi, fshati me më shumë kisha në botë. I njohur dhe për shpellën e piratëve

Stacioni i kësaj të premteje për emisionin Ora Verore ishte Dhërmiu, një nga fshatrat turistik më të frekuentuar përgjatë sezonit veror.

Shumica e njohin atë për shpellën e piratëve, të tjerë e mbajnë mend për kishat e shuma.

Gazetarja Feride Kuqi na sjell një panoramë të Dhërmiut, me rrugët dhe ndërtesat karakteristike të tij.

Ora Verore në Dhërmi, fshati me më shumë kisha në

Një bisedë dhe me kryeplakun e fshatit, Aleks Marku, i cili tregon se vitet e fundit kanë mirëpritur edhe myslimanë që kanë zgjedhur Dhërmiun për vendbanim.

Ora Verore në Dhërmi, fshati me më shumë kisha në

"Fshati shquhet për rrënjët e ortodoksisë. Kemi mbi 45 kisha, është fshati me më shumë kisha në botë. Vitet e fudnit kanë ardhur dhe myslimanë, kemi harmoni të jashtëzakonshme. Në fshatin tonë kushdo që vjen i hapim krahët dhe i mirëpresim. Kanë ardhur nga çdo vend myslimanë dhe si turistë dhe me vendbanim në fshat".