Edmond Budina: Ndjej dhimbje kur shoh vendin e Teatrit Kombëtar bosh
Edmond Budina, aktor dhe regjisor u shpreh se pas dy vitesh është e dhimbshme të shohësh që sheshi i teatrit është bosh.
I ftuar në studion e Ora News me Gazetaren Sonila Musai, Budina tha se është një dhimbje e madhe jo për të personalisht sepse në fund të fundit detyrën e bëri e mbrojti teatrin aq sa kishte mundësi.
Budina: Pas dy vitesh është e dhimbshme të shohësh që sheshi I teatrit është bosh. Është një dhimbje e madhe jo për ne personalisht sepse në fund të fundit detyrën tonë e bëmë ne e mbrojtëm teatrin aq sa kishim mundësi. Fatkeqësia është e atyre që donin ta shembnin teatrin dhe sot pas dy vitesh me gjithë gënjeshtrat që Qeveria Shtetin, Bashkia ka thënë ata akoma nuk mund ta ndërtojnë teatrin. Nuk mund ta ndërtojnë sepse janë në shkelje të plotë të ligjeve të këtij vendi. Janë në shkelje të plotë të Gjykatës Kushtetuese i cili thotë të rikthehet prona Ministrisë së Kulturës dhe prona nuk është thjesht trualli, prona është teatri Kombëtar me të gjitha gjërat që kishte brenda.
Trishtimi më i madh tani pas dy vitesh është fakti që kolegët e mi ata të cilët firmosën me të madhe që ta shembnin Teatrin Kombëtar nuk ju ndjehet më zëri. Dhe çuditem se si mund të besosh tek një kryeministër që të njëjtën gjë bëri me Kinema Republikën që u restaurua dhe pasi u restaurua u shemb dhe aty kemi një kullë e njëjta gjë ndodhi me Kinema 17 Nëntorin si është e mundur që këta artist apo qytetarë që mbështesin këtë barbari sot pas dy vitesh shohin që s’ka më teatër.
