Lela: Protesta e Berishës bindi edhe më kritikët e tij, vetëm 3-4 deputetë të PD-së nuk ishin aty
Në një intervistë për Ora News, gazetari Alfred Lela u shpreh se dje edhe më kritikët e Berishë se pranuan se protesta kishte numër të madh në pjesëmarrje.
Lela tha se paqja e demonstruar edhe vizualisht gjatë protestës ishte e herës së parë, nuk pati asnjë fërkim me policinë dhe asnjë tentacion drejt kryeministrisë.
Lela: Dje edhe më kritikët e Berishë se pranuan se protesta, të paktën në numra, ishin aty dhe ishin të mjaftueshme për të bindur edhe ata që ishin më kritikët. Pjesëmarrja ishte kënaqshme, por askush nuk e prite atë valë të derdhur ën bulevard, kjo edhe për një arsye për shkak të vapës së madhe. Në këtë kuptim protesta ishte e jashtëzakonshme. Dje kishte edhe një numër rekord folës para se fjalën ta merrte Berisha. Paqja e demonstruar edhe vizualisht gjatë protestës ishte e herës së parë, nuk pati asnjë fërkim me policinë dhe asnjë tentacion drejt kryeministrisë.
Shumë kritikë e pranuan protesta e Berishës ishte e vlefshme dhe paqësore dhe me të gjitha elementët e tjera përbashkuese. Bashkaimi ëhstë aty ku është shumica dhe vota. Nuk ka dyshim për lidershipin dhe për prirjen e elektoratit demokrat, por edhe të shtresë gri, por edhe simpatizantë të PS-së që janë zhgënjyer. A është i bashkuar elementi politik i PD-së? Ai është i detyruar që të dëgjojë elektoratin. Bashkimi në politikë ndodh përmes ideve dhe numrave.
Lela shtoi se vetëm 3-4 veta nuk ishin në protestën e PD-së duke shtuar se bashkimi ndodhi edhe në bazë, por edhe në aktorët politikë të zgjedhur.
Lela: Vetëm 3-4 veta nuk ishin në protestën e PD-së në mos gaboj. Pra bashkimi ndodhi edhe në bazë, por edhe në aktorët politikë të zgjedhur. Të gjitha lëvizjes që po ndodhin në PD, të gjitha do të ndërgjegjësojnë aktorët politikë që të futen në procesin politik dhe të mos mbeten jashtë. Për mua bashkimi ka ndodhur.

