Reshje shiu e furtunë, probleme në rrjetin elektrik në disa rajone të vendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2022, 14:34
Për shkak të motit të keq me reshje shiu intensive dhe furtunë, janë shfaqur probleme në rrjetin elektrik të disa rajoneve të vendit.
OSHEE, bën me dije se shkak i defekteve në rrjet janë këputja e përcjellësve dhe dëmtimet e kabllove si pasojë e stuhisë së erës dhe shkarkimeve atmosferike.
Po ashtu mësohet se ka vështirësi i në riparimin e defekteve paraqesin linjat ajrore që furnizojnë kryesisht zonat rurale për shkak të terrenit të vështirë në të cilën kalojnë këto linja.
“Grupet e avarisë së #oOSSH janë në terren për riparimin sa më shpejt të avarive dhe rikthimin e energjisë në të gjitha zonat e prekura nga moti i keq”- thuhet në njoftim.
