Avokati i Xhaçkës: Askush se vërteton se dhënia e statusit strategjik garanton veprimtari fitmiprurëse

Avokati i Olta Xhaçkës ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se dhënia e statusit të ‘investitorit strategjik’ dhe dhënien e plazhit për shftyëzim për kompaninë e bashkëshortit tëv deputetes, nuk janë bërë në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit.

Në fjalën e tij ai tha se përdorimi i hapësirës publike nuk mund të konsiderohet për përfitim publike. 

"Dhënia e statusit nuk është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit. Në rastin kur një subjekt ka marrë statusin e ‘investitorit strategjik’. Nuk është duke u ushtruar një veprimtari përfituese. Të gjitha janë në pikëpyetje: nëse në të ardhmen do të ushtrohet apo jo një veprimtari përfituese. Strukturat hoteliere janë ende në hetim. Dhënia e bregut të detit nuk është dhënie pasurie për përfitim por domosdoshmëri për dhënie shërbimi. Përdorimi i hapësirës publike nuk mund të konsiderohet për përfitim publike”, tha ai.

Në mbledhje u shqyrtua mocioni i 1/10 i deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Opozita e akuzon ministren Xhaçka  se bashkëshorti i saj ka përfituar në kundërshti me ligjin tokë në bregdet për Investime Strategjike.