Superjahti i themeluesit të "Whatsapp" ankorohet në Durrës
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 8 Korrik 2022, 13:25

Në orët e para të ditës se premte në portin e Durrësit, ka ardhur superjahti "Moonrise", i cili është në pronësi të themeluesit të Whatsapp, Jan Koum.
Superjahti është ankoruar në port rreth orës 09:30. Ndalesa e mëparshme e "Moonrise" ka qenë porti i Barcelonës, Spanjë.
Me një gjatësi prej rreth 100 metrash, mjeti lundrues super luksoz është prodhuar në vitin 2020, në një kantier në Holandë.
Jan Koum është një miliarder i lindur në Ukrainë në vitin 1976 dhe ka një pasuri 10 miliardë dollarë. Në moshën 16-vjeçare ai udhëtoi drejt SHBA së bashku me familjen e tij.