Aksident në aksin Shkodër-Postribë, mjeti përplaset me rulotën e çiftit holandez dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugon Shkodër-Postribë ku shkak mendohet të ketë qenë njën parakalim i gabuar.

Një autormjet pasi është futur në parakalim ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me rulotën e drejtuar nga një çift holandez dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Për pasojë ka mbetur e lënduar drejtuesja e mjetit tip Ford, XH. S.

Policia nisi hetimet për këtë aksident.

Ndërkohë ky aks njihet si një prej rrugëve më problematike në qarkun Shkodër ku aksidentet me pasoja fatale kanë qenë të shumta.