Zjarri në "Ali Dem", Ora News siguron momentin kur foshnja 6 muajshe nxirret nga banesa (VIDEO)

Ora News, ka siguruar momentin kur forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë nga banesa e përfshirë nga flakët foshnjën 6 muajshe që humbi jetën në spital.

Ngjarja  e rëndë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (8 Korrik) në zonën “Ali Demi” në rrugën "Gani Domi”.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj, informon se ka qenë zjarrfikësi Redi Gjoni, i cili ka hyrë në shtëpi për të marrë foshnjën, dhe më pas është ndihmuar nga kolegët e tij.

Foshnja 6 muajshe është nxjerrë i gjallë nga banesa është dërguar në urgjencë, por për fat të keq humbi jetën në spital për shkak të asfiksisë.

Në momentin që ka shpërthyer bombola e gazit foshnja ka qenë në shtëpi së bashku me gjyshen e cila ishte në bodrum. Kjo e fundit ka dalë nga banesa për të thirru fqinjët, ndërkohë gjendja e saj shëndetësore  e saj është e qëndrueshme.

Sakaq nëna e fëmijës e cila ishte e divorcuar në momentin e zjarrit, sipas fqinjëve ka qenë jashtë duke pirë kafe.