Berisha: Alibeaj është një lolo në duart e Taulant Ballës dhe Edi Ramës
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se Enkelejd Alibeaj duhet veçuar në qëndrimet e tij me deputetët e tjerë.
Në fjalën e tij në një deklaratë për mediat, një ditë pas protestës së 7 Korrikut, Berisha tha se Alibeaj është një lolo në duart e Taulant Ballës.
Sali Berisha: Zoti Alibeaj është një lolo në duart e Taulant Ballës se Rama nuk ia var dhe ka ngarkuar Ballës. Ai bën përfaqësuesin e asaj që nuk përfaqëson asgjë përveç vetes. Unë mendoj se kjo është një nga lojërat më të shpifura të Edi Ramës. Loja me Enkelejd Alibeajn. Ai po merr mbi super një peshë të rëndë. Një kolaboracionizëm kundër demokracisë. Duke iu rikthyer statutit të partisë, s’parashikon përjashtime. Qëndrimet Aliebaj mund ti përcaktoj vetë. Por mendimet e mia për të janë këto që shpreha këtu.
