Berisha përgëzon pjesëmarrjen e Çupit, Dumës e Korreshit në protestë: Bën detyrën morale e ligjore

Kreu i PD-së Sali Berisha ka përgëzuar pjesëmarrjen në protestë të deputetëve kritikë të tij.

Në fjalën e tij në konferencën për shtyp një ditë pas protestës së 7 Korrikut, Berisha tha se prania e depuetetëve ishte detyrë morale dhe ligjore e tyre.

Sali Berisha: Lidhur me pjesëmarrjen e deputetëve të PD, unë gjykoj se ata kanë përmbushur një detyrim moral dhe ligjorë. Ata janë deputetët të PD dhe kanë qenë aty ku duhet të ishin. Unë i përgëzoj ata. Ne i kemi ftuar të gjithë deputetët.  Natyrisht nuk injoroj problemet që ekzistojnë por unë uroj dhe shpresoj që ata që vendosin të parën PD, dinë të marrin vendimet e duhura.  

Në protestë morën pjesë Dhurata Çupi, Grida Duma, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, deputetë të cilët kanë qenë kritikë të tij.