Berisha: Nëse Rama s’largohet do e heqim, ja përse e shpalla armik dje

Rreth 15 orë pas protestës para Kryeministrisë, Sali Berisha u shfaq entuziast para gazetarëve, madje me shumë modesti tha se sheshi nuk u mbush për të por për ti dhënë një mesazh të qartë Edi Ramës se janë kanë prerë frymën dhe se duhet të largohet.

Berisha: Nuk ishin aty për Sali Berishën, ishin që të gjithë misionarë.

Sali Berisha tha se mitingu i 7 korrikut ishte më i madhi në 30 vitet e fundit ndërsa shpjegoi arsyet pse e shpalli armik Edi Ramën.

Pyetje: Si do ta rrëzoni Edi Ramën, me fjalime në podiumin e vendosur para Kryeministrisë apo do të ketë përshkallëzim të protestës?

Sali Berisha: Po nuk iku do e heqim. Kam deklaruar se Edi Ramën e kam armik dhe sigurisht mund të ketë pasur dhe mund të ketë njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. E deklarova armik me bindjen më të thellë të ndërgjegjes sime, e para për monizmin që vendosi. Ai rrëmbu votat me gjak.

Në votat e Taulant Ballës është gjaku i Pjerin Xhuvanit. Ai vendosi monizmin që ne rrëzuam. Edi Rama do të trajtohet si armik i votës së lirë dhe kurrë nuk do të mund të prek votën e shqiptarëve. Gaboi shumë rëndë. Edi Rama është sot 25 vjet në pushtet, kurrë nuk i është prekur një votë e vetme. Në vitin 2011, çdo votë është numëruar publikisht.

Së dyti, Edi Rama mori pushtetin nga ata që kishin 48 përqind të pushteteve në vend. Ju mund të thoni se sot i ka 100 përqind për faktin se Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet, unë u them ju dhe gjithë shqiptarëve se Edi Rama e deshi këtë, Lulzim

Basha bëri gabim të madh. Por të njëjtën rrethanë kemi pasur në vitin 2007-ën. Ai donte të bojkotonte zgjedhjet për certifikatat, që 80 përqind ishin në duart e bashkiakëve socialistë. 5 muaj u shtynë zgjedhjet. Isha i gatshëm t’i shtyja edhe më shumë, vetëm të mos lejoja monizmin. Kurse Rama nxitoi që të fitonte të gjitha pushtetet.

Edi Rama është demon i pushtetit. Ai nuk njeh model tjetër përveç etërve të tij. Dhe pushtetin e përdor për vjedhjet e tij të pangopur. Nëse e kam shpallur dje, e kam shpallur për votën. Çfarë bëri para një jave? Hoqi votimin në PS. Ky vendosi modelin që ekzistonte në kohën e Enver Hoxhës. Ky do të ikë dhe do ikë.

Në protestë ishin dhe deputetët që nuk janë dakord me Berishën, e në këtë pikë ai ka këtë koment.

Berisha: Nuk injoroj problemet që ekzistojnë por ata që vënë PD të parën, ata dinë të marrin vendimet e duhura.

Ai nuk i shmangu akuzat për një pjesë tjetër.

Berisha: Zoti Alibeaj është një lolo në duart e Taulant Ballës sepse Rama nuk ja var, ka ngarkuar Taulantin të merret me të.

Partia Demokratike, tha Berisha, dje ishte më e bashkuar se kurrë me objektivin për të larguar Edi Ramën. Por kur do të jetë protesta e radhës?

Berisha nuk i dha përgjigje të prerë kësaj pyetje por tha se misioni për Shqipërinë nuk ndërpritet asnjëherë.

Berisha: Misioni nuk ndërpritet.