Protesta e 7 korrikut, Berisha mesazh kryeministrit: Ne të dy sot jemi armiq. Ti ke ideal pushtetin, ne vetëm lirinë
“Jemi kaq shumë sa unë dhe Skëndërbun mezi e shoh”- tha Renis Gjoka.
Sali Berisha demonstroi mbrëmjen e 7 Korrikut në Tiranë forcën e mbështetjes në Partinë Demokratike. Ai arriti të mbledhë mijëra qytetarë në shesh në protestën anti-qeveritare me slogann “Shqipëria në Rrezik”, të thirrur kundër korrupsionit pushteti dhe krizës ekonomike.
Nga foltorja para zyrës së kryeministrit, Sali Berisha e shpalli armik Edi Ramen
“Edi Rama! Ne të dy sot jemi armiq. Ti ke për ideal vetëm pushtetin, kurse ne kemi për ideal vetëm lirinë. Ne jemi armiq, sepse ti e do pushtetin për të pasuruar veten, kurse ne e duam lirinë për t’i bërë shqiptarët të lirë”
Ndërsa gjatë protestës , Rama ishte në Vlore për inaugurimin e By-passit, Berisha i kutjoi atij frikën duke e paralajmëruar se ky ishte vetëm fillimi.
E akuzoi kryeministrin Rama për vjedhje të shqiptarëve me incineratorët, e për tradhti të tyre duke u bërë palë me Vuçiç-Putin. Berisha tha se shpresonte nga bashkimi europian për hapje e negociatave brenda javës, ndërsa i beri thirrje zyrtarëve te Brukselit, që të mos ndëshkojne shqiptarët për Edi Ramën.
"Lakuriq siç është, demoni i pushtetit, kryehajdut i Europës. Rama u shndërrua në tellall të Beogradit dhe fut sherre mes fqinjëve, rrethon Kosovën me tensione e konflikte dhe nuk mbron interesat shqiptare, por mbron të parat ka interesat e Beogradit”
Protestës iu bashkua Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtur nga Monika Kryemadhi, dhe shumë deputete demokratë që dikur konsideroheshin mbështetës i të ish-kryetarit Lulzim Basha.
Protesta e 7 korrikut mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, zgjati dy orë dhe përfundoi, ashtu siç nisi në mënyrë paqësore. Një ditë para tubimit kryeministri Rama blindoi selinë e qeverisë dhe forcat e rendit ndërmorën një plan të posaçem masash.
