Kur do të jetë protesta e radhës? E zbulon Berisha një ditë pas tubimit të 7 Korrikut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2022, 12:27
Një ditë pas protestës së 7 Korrikut para Kryeministrisë, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat, ku tregoi se si do të vijohet pas ditës së djeshme.
Berisha tha se misioni për rrëzimin e qeverisë do të vazhdojë me një projekt të caktuar.
Sali Berisha: Misioni do të vazhdojë me një projekt të caktuar, nuk mund të them nëse do të jetë vera apo vjeshta por do të vazhdojë në format e tij deri sa në fund do të kaloj qytetarët në shesh deri në realizimit të qëllimit të tyre.
