Barrierat përgjatë “Rrugës së Kombit”, banorët e Milotit kundër: Na izolohen shtëpitë dhe bizneset
Prej javësh përgjatë rrugës së Kombit po vendosen barriera betoni me qëllim rritjen e sigurisë dhe shmangien e aksidenteve. Por në Milot, ndërhyrja kundërshtohet nga banorët që kanë biznese e shtëpi pranë autostradës pasi thonë se izolohen.
Ndërhyrja e konçensionarit për vendosjen e barrierave në Rrugën e Kombit, në zonën e Milotit, hasi në kundërshtimin e banorëve.
U përplasën me përfaqësuesit e firmës, dhe nuk lejuan blloqet e betonit në anën veriore të Rrugës.
Thonë se izolohen shtëpi e banesa përgjatë autostradës.
"Kam dasmën, kam mortin. Do të hyjnë të dalin nga betoni njerëzit. Hyrje-dalje tjetër s'kemi vecse këtu," thotë një banore e zonës.
Janë të vendosur në reagimin e tyre, derisa autoritetet të japin zgjidhje të pranueshme.
"Ne kërkojmë të drejtën tonë. Mos të na bllokohet rruga. Jemi duke jetuar pa pension, pa përkrahje, me kalbësira, fruta-perime," thotë një banor.
"Ky do të na bllokojë. Gjithë Milotin e ka bllokuar. Njerëzit kalojnë sipër betonit," thotë një qytetare.
Prej javesh në përgjatë rrugës së Kombit po punohet në vendosjen e barrierave prej betoni në zonat e banuara.
Qëllimi është rritja e sigurisë së lëvizjes në autostyradë dhe shmangia e aksidenteve