Pastrim parash e dokumente false/ Sekuestrohet pallati 8 katësh në Vlorë, pronarët e tokës në kërkim

Një pallat 8 katësh në Vlorë u vu në sekuestro pasi dyshohet se është ngritur me pastrim parash dhe dokumente të falsifikuara.  Dy pronarët e truallit, që dyshohen për falsifikim janë shpallur në kërkim.

Ky pallat 8+1 kate në Vlorë u vu nën sekuestro në Vlorë pasi prokuroria dyshon se është ngritur me dokumente të falsifikuara dhe para nga veprimtari kriminale.

Shkatërrimi i tokës është një tjetër vepër penalë që dyshohet se është kryer për të ndërtuar objektin në rrugën “Gjergj Araniti”.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se janë 2 prona truall, njëra prej të cilave është përfituar me dokumente të falsifikuara.

Një pjesë e truallit në fakt është në pronësi ”shtet”. 

Pronarët Hito Muskaj dhe Viktor Muskaj janë shpallur në kërkim.

Bektash Petoshati, ndërtues dhe investitor në pallat thotë se ai ka një leje të rregullt, ndërsa falsifikimi i dokumenteve është bërë rreth 2 dekada më parë nga një prej pronarëve.

“Janë dy pronarët, një përpara që ata pretendojnë që është e rregullt ndërsa prona e dytë që është një ndërtesë 37.5 metra katrorë pretendohet që është një dokument i flasifikuar. Është e shitur e gjitha, punëtorët goditen, ata që kanë blerë goditen, shteti goditet.

Me vendim të Gjykatës së Vlorës, pallati do të qëndrojë i bllokuar deri në përfundim të plotë të hetimit.

Fjala e Bektash Petroshati

Unë nuk kisha dijeni. Policia më tha se ka një urdhër sekuestro për objektin që unë po ndërtoj. Unë jam ndërtuesi dhe jam investitor në masën 80%. Personat që kanë marrëveshjen me mua për ndërtimin, ju kam thënë që ta shikojnë këtë problem sepse rëndohem unë dhe unë skam të drejtë të rëndohem sepse nuk më përket mua. Më kanë thënë se i kemi të sakta. Këtu janë dy pronarë. Për mendimin tim vemndimi që ka marrë gjyqtarja është i padrejtë, ka të bëjë me pronarët e tokës. Ndërtimi ka  gati 11 muaj. Është e shitur e gjitha, punëtorët goditen, ata që kanë blerë goditen, shteti goditet. Këto nuk janë marrë parasysh nga gjyqtarja dhe prokurori nuk na ka marrë për të na pyetur. Ne do të ndjekim hapat ligjorë. Do të ankimojmë  vendimin. Pala më e dëmtuar jam unë. Nga Kadastra dokumenti ka dalë në rregull. Problemi qëndron nga një falsifikim të bërë 30 vite më parë që unë nuk kam lidhje

Pastrim parash e dokumente false/ Sekuestrohet pallati 8 katësh në

Pastrim parash e dokumente false/ Sekuestrohet pallati 8 katësh në