Një ditë pas protestës, Berisha: 7 Korriku ditë historike, shqiptarët befasuan kombin dhe botën

Vetëm një ditë pas protestës masive , kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat.

Në fjalën e tij ai tha se data 7 Korrik do të mbetet historike për Shqipërinë, duke thënë se shqiptarët befasuan kombin e botën. 

Më tej ai tha se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për aferat që ka bërë gjatë qeverisjes, sidomos për atë të incineratorëve. 

Sali Berisha: Data 7 do të shënohet në memorien e kohës dhe revulucionit si një datë historike që shqiptarët befasuan kombin dhe botën. Një mik i imi më thoshte se njerëzit i thoshin njëri-tjetrit sa mirë që ke dalë, dhe e dyta se cili është larguar me bindjen për t’u kthyer përsëri. I dhanë një mesazh të jë force të jashtëzakonshme Edi Ramës, dorëhiqu.  Ka firmosur negociatën e mbyllur për djegësat. Afera e djegësave, çdo ditë që kalon bëhet më e turpshme dhe më e paimagjinueshme. Zoto Gugllja dhe Mërtiri janë thjeshtë ushtar të tyre. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Flagranca me ndjekësat është shkaku më madhor. Mirë është që të dëgjoj zërin e qytetarëve. Tubimi i misionarëve ka fuqi nukleare.

Më tej ai tha se dje opozita shpalosi idealin, ndërsa shtoi se njerëzit do të vijnë prapë.

Sali Berisha: Misionarët e datës 7 korrik dërguan mesazhin vëllazëror shumicës së heshtur shqiptare, shumicës që shpërfillet nga çdo nga kjo qeveri. Një tubim të tillë Tiranë nuk e ka parë në historinë e tij, për frymën ideale që shpaloi. Në shesh ishte opozita bio, opozita pa bylbyla, komunikonte direkt me misionarët në shesh. Njerëzit do të vijnë prapë. 7 korriku ishte ditë e bekuar.