Avokati i Xhaçkës: Kërkesa për heqjen e mandatit të Ministres s'mund të dërgohet në Kushtetuese, s’ka përfituar pasuri nga shteti

Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme, në mbledhjen e tretë, për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Nga PD ajo akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Në mbledhjen e sotme Ministrja është përfaqësuar nga avokati i saj Genc Çifligu, i cili ka dhënë argumente, se përse çështja nuk mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se kërkesa e opozitës pranohet vetëm nëse deputeti ka ushtruar veprimtari përfituese vetë, ndërsa shtoi se Ministrja s'ka përfituar asnjë pasuri nga shteti.  

Genc Çifligu: Nga ana e një grupi deputetësh që përfaqësojnë një të dhjetën e Kuvendit është paraqitur një mocion për Xhaçkën, kërkesa për heqjen e mandatit. Sipas mocionit, pretendohet se po ushtrohet nga ajo një veprimtari, veprimet e të cilës bien ndesh me pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës. Rregullorja e Kuvendit e ka parashikuar se si do të ndiqet për konstatimin e kufizimeve. Kuvendi bën verifikimin nëse mocioni i paraqitur ndaj një deputeti plotëson kërkesat juridike formale për vënien në lëvizjes të Gjykatës Kushtetuese.

Nisur nga përmbajtja e pikës 3 në ato parashikohet se kur Kuvendi parashikon që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Parashikohet se Kuvendi i drejtohet Gjykatës kur deputeti shkel detyrimet dhe kryen veprimtari përfituese që vijnë nga shteti. E drejta e Kuvendit nuk është e drejtë e palimituar, vetëm një shkelje Kuvendi ka të drejtë të vendosë dërgimin e çështjes në Kushtetuese.

Nisur nga përmbajtja e pikave kolegji i gjykatës kushtetuese, është shprehur se: që Kuvendi të kërkojë mbarimin e mandatit duhet që shkelja të jetë kryer nga vetë deputeti dhe jo nga person tjetër.

Sipas paragrafit 2, Kushtetua jonë ia ka deleguar rasteve të veçanta. Kërkesa për mocion, i referohet paragrafit 2 të Kushtetutës. Për shkak se siç pretendohet, rastet e parashikuara në pikën 2 nuk hyjnë në një çështje të Kushtetutës. 

Rezulton se Xhaçka nuk ka përfituar asnjë pasuri të shtetit gjatë gjithë kohës që ushtrimit të punës së saj. 

Gjykata Kushtetuese ka juridiksionin, vetëm kur konstatohen shkeljet. Sikurse e thamë, detyra e Këshillit është të verifikojë nëse mocioni i plotëson kriteret. 2 pyetje: A po ushtron ministra veprimtari që po burojnë nga shteti.

A ka fituar ndonjë pasuri ministrja nga shteti? Në përgjigje të këtyre pyetjeve rezulton se deputetja nuk ka ushtruar vetë ndonjë veprimtari fitimprurëse që buron nga shteti. 

Nuk është shoqëria që zotërohet nga bashkëshorti i Xhaçkës i ka njohur të drejtën e përdorimit. Në vështrimin e dispozitës, veprimtaria fitimprurëse nuk rezulton e përfituar nga shteti. Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa për heqjen e mandatit mund të dërgohet vetëm kur bëhet fjalë për vetë deputetin, kur ai është përfitues.

Duhet të bëhet një verifikim nga ana formale duke marrë parasysh edhe vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se nëse nuk është vetë deputeti që përfiton atëherë ajo nuk ka juridiksion që ta shqyrtojë një kërkesë të tillë. 

Gjykata Kushtetuese nuk ka kryer një interpretim të situatës konkrete. Nuk provohet fakti se janë kryer veprimtari përfituese. Kuvendi nuk ka të drejtë ta dërgojë në gjykatën Kushtetuese.