Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë urim për Kurban Bajramin
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu ka uruar ditën e sotme, përmes një video mesazhi në Facebook, të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit.
Në urimin e tij ai përmendi ndër të tjera që njerëzit të tregohet të ndershëm e të devotshëm me njëri-tjetrin.
Nesër në Shqipëri dhe mbarë botën është festa e Kurban Bajramit. Kjo është një festë e rëndësishme në fenë islame. Në këtë ditë ne përkujtojmë saktificën e Ibrahimit Alehi Selam, durimin e pashembullt të Ismail Alehi Selam, në atë kohë vetëm një fëmijë dhe dhembshurinë e nënës së tij Haxhires.
Kurbani na dëshmon se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore janë punët më të pëlqyera të Zotit. Kush ka mundësi le të presë kurban vetëm për hir të Zotit e kush nuk ka Inshallah i mundësohet sa më shpejt.
Silluni mirë me njëri-tjetrin. Shtrini dorën e vëllazërimit midis jush. Duajeni njëri-tjetrin për hir të Zotit.
Jini mbështetje për të varfërit, inkurajues për të sëmurët dhe rrezatoni shpresë e gëzim te fëmijët.
As gjaku e as mishi i kurbaneve tuaja nuk arrin tek Allahu, por tek Ai arrin devotshmëria juaj”, thotë Zoti.
Ky Bajram na jep mesazhin që për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.
E lusim Zotin të na i pranojë kurbanet, adhurimin dhe lutjet tona! E lusim Zotin për paqe e prosperitet në vendin tonë dhe mbarë njerëzimin!
Ju dëshiroj paqe, begati e mirësi në familjet tuaja! Gëzuar Kurban Bajramin!," tha Hoxha gjatë fjalës së tij.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Kurban Bajramit është të shtunën (nesër), më 09 korrik 2022.
Kurban Bajrami do të falet në sheshin “Skënderbej”, Tiranë.
Programi i Kurban Bajramit vijon si më poshtë:
05:40 Hapja e programit – Moderator, z. Dorian Demetja
05:45 Këndim Kurani, nga hafizi Enes Hyka
05:55 Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:05 Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:15 Hutbeja e Bajramit, nga Nënkryetari i KMSH-së z. Taulant Bica