Protesta e 7 korrikut, Shehaj: Opozita ka detyrë të korrigjojë gabimin e 8 viteve të anonimit që iku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2022, 21:08
Kryetarja e LSI në Tiranë, Brisida Shehaj, e ftuar në "Ora e Betit"në Rtv Ora thotë se detyrë e opozitës me 7 korrik është të korrigjojë dëmin që i ka bërë shoqërisë Lulzim Basha në 8 vite opozitë.
Shehaj: Opozita ka vetëm një detyrë, të korrigjojë gabimin e 8 viteve të atij anonimit që iku. Nuk mbajti thjesht peng një parti, por dëmi që bëri në shpresën qe qytetarëve, shpirtin e protestës është shumë i madh. Nuk jam e parimit që të dalim atje se na thërret Berisha, por për ti dhënë mesazh politikës se ne ju vëmë dhe për 24 orë ju heqim prapë. Deri ditën që politika nuk do ta ketë të qartë këtë mesazh vendi jonë do të shkojë keq dhe më keq.
