Të dënuar për së vdekuri/ Nga dhoma e torturave te ambulanca, çfarë ka mbetur nga burgu famëkeq i Spaçit

I konsideruar si "ferri shqiptar" në periudhën e komunizmit, burgu i Spaçit zgjoi kureshtjen e "Ora Verore" në këtë sezon të tretë.

Gazetari Ronaldo Sharka 'zbarkoi" në kompleksin e godinave tejet të shkatërruara dhe që pritet të shndërrohen në një muze memorie si dëshmi e vuajtjeve nën atë regjim.

Bisedoi me Gjet Gjonin, një banor i zonës që i mirëmban këto godina me shumë pasion dhe dashuri.

Ai na risjell në vëmendje historinë që mbartin ato godina të vendosura në mes të maleve, ku në verë të përvëlon vapa dhe në dimër të mpin i ftohti.

"Ky burg famëkeq ka një histori të shumëllojtë. Disa nga persona që kanë qenë këtu janë gjallë, janë histori e gjallë. Të dënuarit e këtij burgu dhe kundërshtarë të atij regjimi. Shpresojmë të bëhet muze".

Të dënuar për së vdekuri/ Nga dhoma e torturave te

Kush u mbyll në Spaç?

Nga Shqipëria dhe jashtë. Deri në '82 që u bë një falje këtu ka pasur më shumë të dënuar politikë që shfrytëzoheshin. Nuk ishte vetëm, liri e ndaluar por torturë ndaj njerëzimit.

Të dënuar për së vdekuri

Në fillim burgu ka qenë me barake terrniti, mbushur me insekte. Uji merrej nga galeritë. Derisa janë bërë këto ndërtesa nga vetë të dënuarit këtu ka qenë tmerr. Pas disa kohësh u bënë ndërtesat, erdhi uji. Në verë këtu shkon në 40 temperatura dhe dimrit -20 Gradë. Plus torturave kishte punë të detyrueshme. Kanë qenë të dënuar dhe për së vdekuri se nuk kishte të drejtë familja ti merrte.

Dhoma e kontrollit

Këtu jemi te dhoma e kontrollit, rrinte kapterri. Vinte familjari, aty ka qenë një portë hekuri e madhe. Futeshin këtu, çdo gjë e kontrolluar. E thirrte nga këtu familjarin, ka pas raste që i linin 2-3 ditë për ti poshtëruar, nuk i linin takim dhe flinin jashtë familjarët. Dikush kishte plastmas, dikush jo, shtriheshin në bordurat aty. Ka pas raste që i merrnin punëtorët në dhoma.

Dhoma e komandos

Është dhoma e komandos ku rrinte oficeri. Këtu është vendi i armës, automatik.

Dhoma e oficerit të rojes

Këtu ka qenë dhoma e oficerit të rojes. Kur vinte komisari apo tjetër që donte të rrihte ndonjë që e sillte nga andej e fusnin këtu dhe e rrihnin. Edhe çezma e ujit kishte ngjyrën ushtarake dhe yllin e partisë. Këtu lante duart që i bënte me gjak.

Dhomat e torturave

Më parë kanë qenë poshtë dy dhoma birucë dhe pastaj i bënë tre këtu. Tre dhoma të ndara me 1.2 metër të gjata, korridor komplet beton, dritare të vogla. Këtu toruroheshin. Për të dalë i dënuari nga këtu duheshin 7-15 ditë, madje deri në 30 ditë.

Mjeti për transportin e bakrit

Të dënuar për së vdekuri/ Nga dhoma e torturave te

Një i dënuar për 8 orë duhet të nxirrte 4 ton bakër.

Spitali i burgut

Mjeku ishte i dënuar që shërbente. Elita e shtetit është futur në burgun e Spaçit.

Të dënuar për së vdekuri/ Nga dhoma e torturave te