Zjarr i madh në Krastë të Krujës, digjen 10 ha pyje. Flakët po përhapen me shpejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2022, 16:18
Një sipërfaqe e madhe me pyje e shkurre është përfshirë nga flakët në Krastën e Krujës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se deri më tani zjarri ka shkrumbuar 10 hektarë pyje dhe vijon të avancojë duke u përhapur me shpejtësi.
Zjarri sipas zjarrfikësve është i qëllimshëm pasi janë disa vatra.
Bëhet e ditur se dy grupe te forcave zjarrfikëse të Krujës janë në terren duke u përpjekur të lokalizojnë flakët. Mbetet mjaftë e vështirë për shkak të terrenit dhe mungesë së rrugës ndërhyrja nga mjetet zjarrëfikëse.

