Vlorë, pushuesit nga Kosova i merr flakë makina në ecje

Një automjet me targa të Kosovës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në Llogara.

Një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë në ecje.

Policia thotë se zjarri në mjet dyshohet se ka qenë aksidental, si pasojë e një defekti teknik.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm deme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një makinë e djegur dhe në Librazhd

Në lagjen "Nr 1", Librazhd, mjeti tip "Golf ", në pronësi të shtetasit G.H., i cili ishte i parkuar  në garazh ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një difekti në sistemin elektrik.


Vlorë, pushuesit nga Kosova i merr flakë makina në ecjeVlorë, pushuesit nga Kosova i merr flakë makina në ecjeVlorë, pushuesit nga Kosova i merr flakë makina në ecje