Seferi: Shqipëria lë shumë për të dëshiruar sa i përket pritjes së turistëve të huaj

Leonard Seferi ekspert turizmi ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ku tha se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në sektorin e turizmit.

Seferi: Në kuadrin e bukurive natyrore vendi ynë është një mrekulli një perlë në çdo aspekt duke përfshirë detin, malet, fushat por në kuadrin e dorës së  njeriut se çfarë kemi bërë ne për të pritur ne turistët të nivelit ndërkombëtar  lë shumë për të dëshiruar.