Punon si vajtuese, Nënë Bardha: S’i kam kërkuar askujt lekë, s’shfrytëzoj fatkeqësinë e tjetrit

Nënë Bardha nga Mirdita, e cila merret me vajtim, në puntatën e dytë të Ora Verore në moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Feride Kuqit, ka treguar për zanatin e saj e nisur që prej 35 vitesh.

Ajo tha që prej kur e ka nisur këtë zanat nuk ka bërë  pazar me asnjeri për lekë.

Nënë Bardha: Që kur ia kam nisur këtij zanati, si kam kërkuar lekë askujt, pazar s’kam bërë me lekë. Unë nuk shfrytëzoj fatkeqësinë që të marrë lekë.

Ajo tha se këtë punë e nisi që në moshën 33 vjeçare, kur i vdiç vjehrri. Ndër të tjera ajo rrëfeu se ka humbur një vajzë në moshën 9-vjeçare dhe bashkëshortin.

Nënë Bardha: Kam qenë 33 vjeç kur kam nisur këtë zanat. Fillimisht kam qarë për vjehrrin tim, pastaj më ka vdekur vajza 9-vjeç, nga epilepsia toksike për 48 orë. Më pas më vdiq burri por për burrin nuk kam qarë, më vinte turp.