Shkëndija elektrike djeg banesën në Lukovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2022, 19:37
Një banesë në Vlorë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.
Policia njofton se rreth orës 18:20, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. G në Lukovë.
Zjarri dyshohet se ka qenë pasojë e një shkëndije elektrike.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

