Vathi: Masat për dezinsektimin duhet të ishin marrë në kohën e nevojshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2022, 20:46
Besnik Vathi ekspert turizmi njëherësh operator turistik ishte i ftuar në Ora News me gazetaren Sonila Musai foli për mushkonjat dhe vonimin e procesit të dezinsektimit.
Ai u shpreh se: Natyrshëm që jo vetëm turistët por çdo qytetar dhe ne vetë shqetësohemi nga prania e mushkonjave nga pickimi, bezdisja. Këto shqetësime te turistët e huaj ndjehen dhe mund të jenë boomerang për një periudhë në të ardhmen. Prani mushkonjash ka dhe jashtë vendit por ajo që duhet të shikojmë ne është kujdesi duhet të organizohet në periudhat që ato kanë zhvillimin e tyre. Do të doja që masat e marra të ishin në kohën e nevojshme.
