Në pikun e verës, Veliaj "mbyll" rubinetat

Edhe në këta shatërvanë ku qytetarët mund të freskohen gjatë temperaturave shumë të larta, duket se pjesa më e madhe e tyre nuk punojnë.

Nga 9 çezmat e vendosura në sheshin "Skënderbej", 4 prej tyre janë jofunksionale dhe disa të tjera kanë probleme.

Qytetarët janë të pakënaqur lidhur me këto hapësira të dedikuara. Disa prej tyre shprehen se janë të pamjaftueshme.

"Nuk po punojnë mirë, 2-3 janë në rregull. Kanë nevojë për riparim."

"Nuk janë të mjaftueshme."

"Ku janë shatërvanet?!"

"Nuk janë të mjaftueshme fare."

Edhe tendat për të qëndruar në hije mungojnë. Për këtë qytetarët shprehen se betonizimi i Tiranës është i vetmi preukupim i Kryebashkiakut.

"Tirana kjo është, na kanë mbytur pallatet, betoni. Dil aty të zë vapa, të dhëmb koka. Nuk ke një hije."

"Vetëm beton."

Në këto ditë të nxehta korriku mungesa e këtyre mjediseve konsiderohet e patolerueshme nga kryeqytetasit.