AMP bën bilancin, 50 policë në aktivitete të paligjshme, qytetarët ankohen më shumë për efektivët e rendit

Përgjatë muajit qershor Agjensia e Mbikqyrjës Policore ka referuar në prokurori të rretheve 50 punonjës të policisë me dyshimin se janë të përfshirë në aktivitetet të paligjshme. Në këto referime me urdhër të gjykatës me masë sigurië u lanë 19 efektivë, ku 10 prej tyre me pezullim nga detyra deri në fund të hetimeve.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore për muajin qershor ka referuar në prokurori 50 punonjës të policisë së shtetit, si dhe 12 shtetas të cilët dyshoheshin që kishin bashkëpunuar me uniformat blu.

Në kuadër të këtyre procedimeve nga ana e gjykatës është parë e arsyeshme që 19 shtetas të lihen me masë sigurie.

6 punonjës janë arrestuar në flagrancë, ndaj 1 punonjësi të policisë është dhënë masa e arrestit më burg, 2 të tjerë me arrest shtëpie, ndërsa për 10 punonjës të tjerë është dhënë masa e pëzullimit nga detyra.

Vetëm për muajin qershor janë trajtuar 220 ankesa nga qytetarët.

Edhe në këtë muaj 90 kërkesa ka për efektivët e rendit publik, 83 për policinë rrugore, 36 për hetimin e krimit, 7 ankesa për kufirin dhe emigracionin, si dhe një për shërbimin zjarrfikës.

Fokusi i Agjensisë së Mbikqyrjës Policore në këtë sezon është edhe goditja e punonjësve të policisë, të cilët nuk referojnë rastet apo përfshihen në kultivimin e kanabis sativës.

Pak javë më parë 4 punonjës të policisë të Velipojës ranë na pranga, por që më pas gjykata i caktoi atyre masën e arrestit në shtëpi.

Sipas AMP-së këto punonjës të policisë kanë lejuar kultivimin e kanabisit në zonë, në të cilën u sekuestruan disa rrënjë kanabis.