Prej 35 vitesh vajtuese, Nënë Bardha: Është dhunti e Zotit, vështirësia më e madhe kur qaj të rinjtë
Nënë Bardha nga Mirdita, e cila merret me vajtim, në puntatën e dytë të Ora Verore, në RTV ORA News, në moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Feride Kuqit, ka treguar për zanatin e saj e nisur që prej 35 vitesh.
Nënë Bardha tregoi se vaji nuk është një zanat që fitohet, por është një dhunti e Zotit ndërsa shtoi se në gjak duhet të kesh krijitarinë.
Nënë Bardha: Është një zanat që nuk merret me shkollë, por është dhunti nga Zoti. Duhet të kesh në gjak krijimtarinë. Me këtë zanat që prej 35 vitesh.
Ajo tha se momentet më të vështira për të janë kur vajton të rinjtë dhe të rejat, ndërsa shtoi se me këtë punë do merret gjatë gjithë jetës.
Nënë Bardha: E kam ndjerë veten në vështirësi të madhe kur kam vajtuar të rinj dhe të reja. Marrë vete paracetamola dhe kokërra. Kur qaj të rinjtë më kap dhimbja e kokës, e përjetoj shumë keq. Fjalët që ua them dalin nga shpirti. Është një zanat shumë i ranë, por është zanat që ma ka dhënë Zoti dhe nuk mund ta lë këtë zanat deri sa të kem jetën.

