Bozdo: Në 9 vite që qeveris Rama, Shqipëria përkeqësim drastik të klimës së të bërit biznes
Anëtari i Kryesisë së PD Eno Bozdo u shpreh se në 9 vite që qeveris Edi Rama Shqipëria ka njohur një përkeqësim drastik të klimës së të bërit biznes.
Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ai përmendi arsyet për të cilat e një investitor nuk investon në Shqipëri.
Eno Bozdo: Në 9 vite që qeveris Edi Rama Shqipëria ka njohur një përkeqësim drastik të klimës së të bërit biznes. Gjithashtu një përkeqësim të ndjeshëm të situatës së korrupsionit. Gjithashtu sipas sondazhit të fundit të publikuar një javë më parë ka një pritshëmri shumë negative të korrupsionit në Shqipëri.
60% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në 5 vitet e ardhshme do të jetë edhe më i përhapur. E katërta ka prova të arsyeshme se si qeveria shqiptare bashkëpunon me krimin e organizuar. Afera e incinereaorëve është një ndër këto. Për të vjedhur me arrogancën më të madhe, për të zhdukur paratë dhe pastaj për të bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
“Pse duhet të vijë një investitor të investojë në shqipëri ku sundimi i ligjit ka njohur rënie të theksuar, korrupsioni është përhapur në të gjitha nivelet e pushtetit qëndrore e vendor. Krimi i organizuar bën ligjin në Shqipëri, paratë pastrohen në mes të ditës, rendi dhe siguria kanë njohur përkeqësim. Garancia më e madhe për të bërë biznes në shqipëri është të jesh Klodian Zoto ose i ngjashëm me të. Pra person me lidhje direkte me ministrin dhe kryeministrin.”

