Incineratorët/ Balliu: SPAK të hetojë Ramën e Veliajn, mos arrestimi i tyre implikon në mënyrë direkte drejtësinë

Demokrati Klevis Balliu, është shprehur se SPAK duhet të hetojë Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, u shpreh se tallja që po bën qeveria me qytetarët është një arsye më shumë për të marrë Ramën e Veliajn të pandehurën, ndërsa shtoi se për këta të fundit  ka fakte e prova për aferën e incineratorëve.

Klevis Balliu: Arkitektët e incineratorëve janë Rama e Veliaj. Rama i pari dhe ushtari i tij besnik Lali lavatriçja, i cili pastron paratë e Ramës. Lali i pastron në pallate e në kulla. Ne kemi çmimet më të larta në Evropë. Çfarë pret SPAK më pas këtyre viteve, pas këtyre fakteve, dhe të dhënave dhe nga LSI, që kanë publikuar fakte tronditëse. Kush jep dorëheqjen këtu, kush duhet të hetohet?

Dorëheqja e Ramës është pak, duhet të shkoj policia dhe ta arrestojë.  Sipas tij mos arrestimi i Ramës dhe Veliajt implikon SPAK në mënyrë direkte.

Mos arrestimi i Ramës e Veliajt, implikon SPAK në mënyrë direkte. Mos marrja të pandehur të këtyre individëve, moslëvizja e sistemit të drejtësisë, e tallja e pafytyrë të qeverisë, është një arsye më tepër për ta marrë të pandehurën.

Ai ka folur dhe për protestën e 7 korrikut, ku tha se kjo protestë thelbin e suksesit do ta ketë nga Bashkimi i qytetarëve.

Klevis Balliu: Vjedhjet e parave të qytetarëve shqiptarë, nuk është problem vetëm i PD, por i të gjithë qytetarëve shqiptarë.  Burimi i fuqisë së vjedhjes është indiferentizmi.

Kjo protestë organizohet nga PD, por në protestë në thelb suksesin do ta ketë nga Bashkimi i qytetarëve.  Vizioni jonë është qytetari i pari, ky është vizioni. Të mbrohen interesat qytetare e jo të sulmohen. Të investohet në Shqipëri për të rritur ekonominë dhe jo për ta ulur atë.