Gazetarja Lushkaj: Mosdezinsektimi në Sarandë për shkak të burokracive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2022, 20:43
Procesi i dezinsektimi në zonat e tjera turistike nuk ka ndodhur.
Gazetarja e Ora News Anxhela Lushkaj u shpreh se dhe Saranda nuk i ka shpëtuar dot problemit këtë sezon me mushkonjat.
Lushkaj: Në qytet nuk është bërë dezinsektimit i cili normalisht duhet të ishte kryer në muajin prill për ti paraprirë kështu fillimit të sezonit turistik. Por diçka e tillë nuk ka ndodhur për shkak të burokracive me tenderin të paktën kjo është ajo që Bashkia e Sarandës thotë. Por nuk mund të themi që situate është aq e rëndë sa në plazhe apo qytete të tjera të Shqipërisë por kjo është shqetësuese për turistët që disa herë janë drejtuar dhe qendrave shëndetësore.
