“Prej situatës së brendshme janë neglizhuar shumë gjëra si opozitë”, Bozdo: 7 korrik shenjë e ringritjes dhe ringjalljes së opozitës

Anëtari I kryesisë së PD Eno Bozdo  gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se tashmë PD është rikthyer në opozitë pas një viti aspak të thjeshtë.  Ai u shpreh se nga situate e brendshme në të cilën ka qenë PD janë neglizhuar shumë gjëra si opozitë.

Sipa tij Data 7 korrik do të shënojë gjithashtu një ditë shumë të rëndësishme për rëndësinë që ka në shenjën e ringritjes dhe ringjalljes së opozitës.

Eno Bozdo: Më së fundmi PD është rikthyer në opozitë pas një viti aspak të thjeshtë për ne, ku prej situatës së brendshme janë neglizhuar shumë gjëra si opozitë. Tashmë gjërat janë të mbylluara. PD ka filluar ritmin e saj normal të punës. Data 7 korrik do të shënojë gjithashtu një ditë shumë të rëndësishme për ne për rëndësinë që ka në shenjën e ringritjes dhe ringjalljes së opozitës por dhe të bërjes për vete të komunikimit me opinionin publik për çfarë po ndodh në vend dhe për mënyrën si vendi është duke u qeverisur dhe për të ardhmen e tij.