Bombolat kthehen në “bomba”, verifikim hoteleve në Velipojë ku shpërthimet kanë sjellë tragjedi

Korriku ndër vite ka rezultuar muaji i tragjedive nga shpërthimet e bombolave të gazit. Për të parandaluar që bombolat e gazit të mos kthehen në bomba, inspektorët e ISHTI-t kanë nisur kontrollin e subjekteve në plazhin e Velipojës. Kujdes të veçantë duhet të tregoni për ato që konsiderohen bombolat 3 dhe 5 litërshe.

Shpërthimi i gazit në hotelin që po bënin gati për turistë u mori jetën katër anëtarëve të një familje korrikun e kaluar në Velipojë të Shkodrës.

Tashmë që hotelet në zonë kanë nisur të mbushen me pushues, institucionet shtetërore zbritën në terren për kontrolle.

Në fokus kanë hotele dhe subjekte përdori pajisje nën presion.

“Në këtë moment bëhet një kontroll i përgjithshëm i integritetit të depozitës.”

Rreziku më i madh vjen nga bombolat 3 dhe 5 litërshe, që njihen ndryshe si bombola kampingu.

Qytetarëve dhe bizneseve u kërkohet të mos i përdorin, pasi mund të kthehen në rrezik.

“Nuk janë projektuar për përdorim të vazhdueshëm, aq më tepër disa modifikime me lidhje tubash.”

4 persona u vranë dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur verën e kaluar po në Velipojë për ndarjen e plazhit.

Për të shmangur tragjedi të ngjashme zbatimi i ligjit në tokë e det do të jetë në fokus të kontrolleve, paralajmëroi prefektja.

“Shpërndarjen e beach bareve, pastrimin e rrugëve dhe plazheve, sigurimin e rendit.”

Velipoja në pikun e sezonit pret deri në 200 mijë pushues.