Pogradec/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset 15 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2022, 14:34
Një sherr mes 2 adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotme (5 korrik) në Pogradec.
Në lagjen nr. 3, Pogradec, një 13 vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar.
15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
13 vjeçari u procedua në gjendje të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
