"Rusët janë aktivë", Dervishi tregon vendet jo mike të interesuara për spiunazh në Shqipëri
Një shtetas i huaj i identifikuar me nofkën "Rezidenti" është identifikuar nga Shërbimi informativ shtetor si person që po mblidhte informacione në vendin tonë gjatë vitit të kaluar në favor të një shteti jo mik me Shqipërinë.
Shtetasi i huaj kishte krijuar lidhje me një punonjës të administratës shqiptare të cilit i ka ofruar ndihmë për shkollimin e fëmijës kundrejt informacioneve që kërkonte.
Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në "Drejt" renditi vendet që mund të jenë të interesuara për spiunazh në Shqipëri.
Dervishi: Shtete jo mike kanë qenë dhe janë historikisht të interesuara që të shkatërrojnë Shqipërinë. Serbët kanë problemin e bashkimit të shqiptarëve. Ka pastaj shtete historikisht armike që janë rusë, duke pasur aleancë me serbët, duke pasur atoi pikësynimet e tyre kundër SHBA, NATO-s, ata janë haptazi kundër si ne kundër tyre. Shërbimet e tyre sekrete janë të interesuara. Mund të kenë dhe grekët shërbime shumë të forta në Shqipëri për problemet e tyre por nuk besoj kaq agresive se jemi bashkë në NATO. Prej këtyre jemi të rrezikuar. Grekët për shkak të interesave të tyre janë të interesuar të infiltrojnë dhe bëjnë paçavure dynjanë siç bënë me paktin detar të parin. Shkoi një ligj në parlament për të shfuqizuar gjithë vijnë tonë bregdetare, është miratuar nga të gjithë pa e ditur se çfarë po bënin, asnjëri. Ndërkohë që po të flasim për rusët, rusët janë aktivë.

