Cukali: Rama përzien lirinë e të shprehurit me atë të medias. Forma e vetme që ai të ketë kosto politike

Koloreto Cukali, kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias, ka komentuar sjelljet e Edi Ramës ndaj gazetarëve, si dhe fjalët që tha ditën e sotme në një konferencë për shtyp në Amsterdam.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, ai tha kreu i qeverisë ngatërron lirinë e medias me lirinë e të shprehurit.

Më tej ai tha se e vetmja formë që Edi Rama të ketë kosto politike është që t’i bëhen pyetje që të ketë të vështirë të përgjigjet.

Koloreto Cukali: Rama në Amsterdam tha se shtypi në Shqipëri ka një liri shumë të madhe dhe kushdo mund të thitbë çdo gjë. Rama ka për qëllim të përziej bashkë lirinë e të shprehurit dhe lirinë e medias. Janë dy gjëra të ndryshme. Kosto politike Ramës i jep e vërteta me fakte, pyetjet dhe përgjigjet e tij. E vetmja formë që ai të ketë kosto politike që t’i bëhet një pyetje për të cilën s’ka përgjigje. Kjo është e vërteta e shtypit.