Ora Verore/Takim me një pasardhës shekullor krutan në Ulqin, na zbulon pse "ulqinakun nuk ma don nana"
Ndalesa e parë e emisionit "Ora Verore" në Rtv Ora ishte Ulqini, qyteti më i bukur dhe më i vjetër përgjatë bregdetit të Adriatikut.
Munib Abazi, banor vendas, i uroi mirëseardhjen moderatores Feride Kuqi nga një pikë strategjike e qytetit që mirëpret me mijëra turistë nga e gjithë bota.
"Monumenti i ngritur për Luftën e Dytë Botërore, përmendore që simbolizon viktimat e Luftës Nacional Çlirimtare të viteve '40".
Më tej ai na tregon se origjina e tij e hershme rrjedh nga Kruja.
"Rrjedh nga një familje e vjetër ulqinake ku sipas gojëdhënave rrjedhim nga familja Abazi nga Kruja. Jemi shpërngulur këtu para 5 shekujsh".
Jemi në verë dhe është sezon dasmash. Edhe pse modernizimin ka zënë vend dhe te dasmat ulqinake ato duket se kanë ruajtur një pjesë të mirë nga tradita.
"Dasmat në Ulqin kanë mbetur tradicionale, me ushqimin tradicional, muzikën autoktone vendase, veshjet autoktone ulqinake. Të gjitha adetet bëhen tipike si janë bërë dikur. Ka modernizim dhe në dasmat tona sigurisht."
E meqë jemi në Ulqin nuk mund të ikim pa shuar dhe një kuriozitet të këngës të famshme "Më ka shku mendja me u fejue" ku një prej vargjeve thotë "aman ulqinakun nuk ma don nana".
"Se do nëna se aq dashurohesh në ulqinakun sa harron dhe nënën" thotë duke qeshur Abazi.

