"Nuk na përjashtoni dot të gjithëve!" Rama nxit gazetarët në protestë kundër "riedukimit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2022, 21:12

Të solidarizuar me kolegun e tyre, Klevin Muka, të cilin kryeministri Rama e çoi për riedukim duke e përjashtuar nga konferencat e tij për 3 muaj, gazetarët protestuan pasditen e sotme para kryeministrisë.
Me parrullat "Zoti kryeministër, çfarë pyetje t'ju bëjmë nesër" dhe "Nuk na përjashtoni dot të gjithëve" ata shprehën kundërshtinë ndaj censurës qeveritare.
I pranishëm në protestë ishte dhe kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.
Ndërsa gazetarët protestonin Rama ndodhej në Amsterdam në konferencë për mediat me homologun e tij holandez Mark Rutte.
FOTO nga LSA















