Preçi: Shqipëria ka traditë të keqe me amnistitë fiskale, përpjekje e dëshpëruar e qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2022, 21:48
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideron aministinë fiskale një përpjekje të dëshpëruar të qeverisë Rama.
I ftuar në "Drejt" në Rtv Ora ai thotë se nisma është koncesioni më i madh që i bëhet ekonomisë në 30 vitet e fundit.
Preçi: Shqipëria ka një traditë të keqe sa i përket amnistive. 5 vitet e fundit volumi i qarkullimit të parave jashtë bankave është i madh. 30-50% ekonomi informale, kemi dhe ekonomi kriminale por nuk dihet në ç'masë. Duhet të pyesim se a përfiton shoqëria, a përfshihet pjesa informale, a justifikon kostot? Kjo është një përpjekje e dëshpëruar, është koncesioni më i madh që i bëhet ekonomisë në 30 vitet e fundit.
