Amnistia fiskale, Prifti: Nuk është paketë ligjore por halabakësh, Qeveria e bën se nuk ka lekë

Eksperti i ekonomisë, Rezart Prifti, shprehet kundër propjektligjit të qeverisë për amninistinë fiskale.

I ftuar në emisionin "Drejt" në Rtv Ora ai thotë se nisma ka për qëllim vetëm të fusë lekë në treg.

Prifti: Projekligji bëhet sepse qeveria nuk ka lekë. Nuk bëhet duke u thënë çunave të Londrës silli lekët te ne, kjo është mënyrë halabake. Kjo që po diskutojmë nuk është paketë ligjore por halabakësh. Nuk shkon kështu. Të mbledhësh të gjithë këta që kanë bërë krime lart e poshtë. Injorancë totale institucionale. Paketë Camorriste. Kush e shpiku 4, 7 dhe 10%, mbi ç'bazë? Në këtë vend qarkullon i njëjti princip ai që nuk punon e ka më kollaj se ne që punojmë dhe jemi brenda sistemit.